Regjisori shqiptar Valmir Tertini ka nisur punën nga Gjermania për xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Tradhti me Letra”.
Tema e cila do të trajtohet në këtë film, përkon edhe me realitetin shqiptar njëkohësisht sakrificën e një gruaje për një të ardhme më të ndritur për familjen e saj.
Merita është personazhi, e cila ka pranuar që burri i saj “Azemi” të martohet me një grua gjermane sa per t’i bërë letrat. Çifti kanë një vajzë nga martesa e tyre. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meritën e prezanton si motrën e tij kurse të bijën, si vajzën e motrës së tij. Teksa të gjithë flenë, Merita nis të qaj tek pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annes.
Xhirimet e filmit do të vazhdojnë edhe në Kosovë. Në një prononcim për Pasqyre.al, regjisori i ri Tertini thotë se në këtë film luan një aktore e njohur dhe me bashkëpunime edhe në Hollivud. Alexandra Waluk ka luajtur me Julia Roberts, në Austri për një film në Hollywood,i cili do të shfaqet më 1 Prill.
Në film luajnë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Don, Granit Shala, Behar Zenelaj, Molika Maxhuni Me drejtor të fotografisë Endi Hoxha. Producent Fitim Krasniqi. Premiera e filmit do të shfaqet në Tiranë.