Alberto Moravia, tri gra rreth zemrës sime. Dashuritë e jetës së shkrimtarit

Laura Lilli 
Tri gra rreth zemrës sime kanë ardhur…. Në rastin e Alberto Moravisë, tri gratë janë Elsa Morante, Dacia Maraini e Carmen Llera. Tri shkrimtare që kanë arritur në majat e Olimpit, te trija të ndryshme, jokonformiste.

Elsa fantastike, e paparashikueshme, artiste në një farë mënyre e dhëne pas artit te saj, është gruaja që bashkë me Moravinë kaloi vitet e fashizmit e të pasluftës me një dashuri intensive dhe pothuaj sekrete edhe prej rrethanave politike. Një raport gjithesesi konfliktual: edhe në çastet më të lumtura Elsa e akuzonte Moravinë për egoizëm.
Dacia, e qeshur dhe e vendosur, është vajza e viteve ’60-’70 me të cilën shkrimtari jetoi në kohën e kontestimeve. Më e pavarur, Carmen shkoi mirë me të në vitet ’80, të dashur më shumë prej ekstravagancës se sa ideologjisë.
Me Elsën u njoh më 1936, u martua me 1941.”Unë nuk e doja ceremoninë por e pranova prej Elsës”, ka thënë ai. Më vonë, me Dacian me të cilën jetoi 20 vite, as u martua as u nda. Lidhja e tyre u pa si skandal pasi kishin 29 vite diferencë.
Elsa vdiq më 1985 dhe i ndarë nga Dacia ai u martua me Carmen më 1986. Skandal i dyfishtë- këtë herë femra me të cilën ai ndante jetën ishte 44 vite më e re. Në shënimet e ditarit të vitit 1945 shkruhet për Elsën: Zoti është vetmi. Të prekësh fundin e vetmisë, po, është fjala. Një pamje që është pamje dashurie që harron veten dhe për një moment sheh veten të harruar me dashuri. Zoti im, ku?
Elsa më akuzon se nuk e dua, thotë Moravia, por nuk mund të jetosh me një njeri 25 vite pa e dashur. “Edhe kur u dashurua me dimë tjetër mbetëm miq derisa njoha Dacian.
Vitet 1960
Ka një mike të re Dacia Maraini. Ajo është e bija e orientalistit Fosco Maraini e piktores Topazia Alliata. Nga Japonia ku ka kaluar fëmijërinë në Romë vjen më 1959 dhe miqtë e saj të parë janë Pasolini, Bernardo Bertoluçi, Goffredo Parise, Giosetta Fioroni. Dacia shkruan shumë. Më 1966 themelon me Moravinë shoqërinë teatrale Il Porcospino.
Çifti bëhet shumë shpejt një institucion. Del libri “Il bambino Alberto” një intervistë e gjatë e Dacias me Moravinë mbi fëmijërinë e tij, nga ku del një dashuri e madhe për të ëmën, Gina de Marsanich. Vjen viti kur ai martohet me spanjollen Carmen Llera. Dacia e Alberto nuk janë më bashkë prej disa kobe.
Ishte jeta profesionale që i ndau shpjegoi ajo në një intervistë, nuk mund t’i shkoja më pas. Tashmë Dacia është një zë autonom, gjithnjë e më shumë feminist. Ajo kish bërë skandal duke u deklaruar biseksuale. Ka shkruar romanin “Letra Marinës” që flet për mareëdhëniet mes femrave. Me Moravinë miqësia vijon. Më shumë: vijon dashuria, edhe pse në një plan ndryshe. Një ditë para dasmës Moravia punon me Dacian për librin “Fëmija Alberto”. Pas martesës në fundjava, shpesh është Dacia që kujdeset për qenin e Albertos ose shkon ta takojë në Sabaudia ose kalon Krishtlindjen me të.
Carmen, në fakt ka nevojë për pavarësi, ekonomike e afektive. Për këtë pavarësi, për diferencën e moshës dhe për faktin që e reja Carmen nuk ka pse tërhiqet. Në librat e Carmen shihet ajo. Për talentin e saj Moravia ka thënë: është tregimtare e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *