“Albatrosi”, Henrik Ibsen

 

Në fund të dheut gjen albatros, asgjëkund tjetër:
Këtë e kam dëgjuar nga detarë të vjetër.

Zhyt flatrat e tij të mëdha në shkumbë përmbi det
Dhe pa prekur valët më tej vazhdon sikur rrëshket.

Zbret me valët bashkë dhe me to ngjitet sërish.
Në mot të bukur hesht, klith vetëm gjatë stuhisë.

Mes qiellit e humnerës, si ëndërr pezull qëndron,
I çuditshmi shpend, që as noton dhe as fluturon.

Më i rëndë se ajri, se dallga më i lehtë,
O shpend poet, ky është fati yt, prej zogu poet.

Vetëm më vret, se ata që mbahen për të ditur,
Thonë këto janë përralla, nga detarët stisur.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *