24 vite pasi ishin ndarë, këngëtarët e njohur italinë Albano Carrisi dhe Romina Power, u rikthyen së bashku vitin që shkoi. Së fundmi mediat italiane raportojnë se ata do të jenë pjesë e filmit “Quo Vado?” të Checco Zalone, film për suksesin e të cilit ka folur me vlerësime edhe Adriano Çelentano.
Këngëtarët që kanë interpretuar së bashku hite si “Felicita”, “Sharazan”, “Tu, soltanto tu”, “C’i sara”, “Che angelo sei”, “Liberta”, apo “Nostalgia canaglia” kanë qenë një ndër çiftet më të dashura për publikun italian dhe shqiptar, ndërkohë që këtej detit, Sanremo shihej fshehurazi.
Albano Carrisi dhe Romina Power (e bija e aktorit amerikan Tyrone Power) u njohën në gjatë xhirimeve të filmit “Nel sole” që e mori titullin nga kënga e Albanos, në vitin 1967. Atë kohë, ai kishte publikuar një sërë këngësh ndërsa Romina ishte shfaqur në disa filma të suksesshëm. Çifti u martua më 1970 në Cellino San Marco. Kënga e tyre “Storia di due innamorati”, u publikua në të njëjtin vit dhe u bë hit në Itali.
Çifti pati një vajzë, Ylenian, me të cilën Romina realizoi një duet me këngën “Abbi fede”. E bija, u zhduk në rretha misterioze në vitin 1994 në Neë Orleans, çka bëri që artistët tashmë ti kushtonin kohë kërkimit të saj, por jo vetëm. Marrëdhënia e tyre mori tatëpjetën duke i dërguar ata drejt divorcit. Në vitin 1999, Al Bano lajmëroi ndarjen e tyre në një letër të hapur botuar në revistën javore “Oggi”, ku shpjegonte se divorci erdhi për shkak të zhdukjes së vajzës së tyre. Herë pas here ka njoftime se e bija mund të jetë ende e gjallë, por pas kërkimeve të policisë lajmet përgënjehstrohen duke shkaktuar ende më shuëm dhimbje mes tyre. Pasi u bashkuan vitin e kaluar çifti, vazhdon të interpretojë se bashku, gjë që e bëri ne vitin 2014 dhe 2015, përfshirë pjesëmarrjen në Sanremo vitin që shkoi.