Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se asnjë vend nuk i ofron një fëmije mundësinë e një edukimi të shëndetshëm dhe një mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimaterike dhe reklamat e dëmshme që nxisin konsumin e fast-food-eve, si dhe konsumi i pijeve nën moshë po vendos në rrezik fëmijët.
Raporti i OBSH-së, UNICEF dhe Lancet Commission ka vlerësuar 180 vende në gjasat që fëmija të rritet duke u përqendruar në faktorët shëndetësorë, të mirëqenies dhe të edukimit, ushqyerjes dhe vdekshmërisë së fëmijëve. Vendet janë renditur gjithashtu dhe sipas nivelit të emëtimit të karbonit.
Shqipëria renditet e 69-ta në këtë listë, nga 180 shtete me një vlerësim nga Banka Botërore me të ardhura mbi mesataren.
Rreth 40 ekspertë të shëndetit të fëmijëve paralajmërojnë se në dy dekadat e fundit do të kishte “prapambetje” nëse nuk do të ishin bërë ndryshime radikale nga qeveritë anembanë globit.
“Çdo fëmijë në të gjithë botën tani përballet me kërcënimin ekzistencial të ndryshimeve klimaterike dhe presionit komercial”, tha ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, e cila bashkëdrejton komisionin Lancet.
“Vendet duhet të rindërtojnë qasjet e tyre ndaj shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve për të mbrojtur botën që ata do të trashëgojnë në të ardhmen”, ka thënë ajo.
Ekspertët paralajmërojnë një rritje me 4 gradë Celsius së temperaturës globale në 2100 në përputhje me parashikimet e deritanishmë, do të rezultonte me “pasoja shkatërruese për shëndetin” për brezat e ardhshëm, një rritje të nivelit të oqeaneve, valët e nxehtësisë, kequshqyerje e rëndë dhe një prekje më të gjerë të sëmundjeve infektive, si malaria.
“Më shumë se 2 miliardë njerëz jetojnë në vende ku zhvillimi pengohet nga krizat humanitare, konfliktet, katastrofat natyrore, probleme që lidhen gjithnjë e më shumë me ndryshimin e klimës”, thotë ministrja Avva Coll-Seck, nga Senegali e cila gjithashtu bashkëdrejton komisionin,
Teksa vendet më të varfra të botës janë mes atyre që emetojnë më pak gazra serë, ato konsiderohen si më të ekspozuara ndaj ndikimeve negative të ndryshimit të klimës.
“Promovimi sot i kushteve më të mira që fëmijët të mbijetojnë dhe të jenë të shëndetshëm në shkallë vendi nuk ka pse të vijë me koston e shkatërrimit të së ardhmes së fëmijëve në gjithë botën”, shton Coll-Seck.
Në 2015 disa vende të botës ranë dakord për 17 objektiva zhvillimi të qëndrueshme, përfshi urinë, varfërinë, veprimet ndaj klimës, por pesë vjet më pas është bërë një progres shumë i vogël ndaj këtyre objektivave.
“GRABITQARI”
Raporti gjithashtu nxjerr në pah kërcënimin që u shfaqet fëmijëve nga tregtia e dëmshme. Ajo zbulon se fëmijët janë të ekspozuar gjatë 30 mijë reklamave televizive në vit, përfshi dhe ato për alkoolin, junk food dhe pijet me sheqer.
Një nga autorët e komisionit, Anthony Costello, profesor për shëndetin global dhe qëndrueshmërinë, paralajmëron rritjen meteorike të përdorimit të rrjeteve sociale mes fëmijëve dhe adoleshentëve që do të thoshte një “marketing grabitqar” është më i rrezikshëm se kurrë.
“Ne kemi të dhëna dhe fakt të reja për përdorimin e gjerë të reklamave në rrjetet sociale dhe algoritmet që synojnë fëmijët tanë”, thotë ai.
Në 2019 një raport vlerësoi se rreth 2.3 miliardë fëmijë dhe të rritur në planet ishin mbipeshë dhe më shumë se 150 milionë fëmijë kishin rritje të vonuar.
Vendet e vetme të cilat janë në rrugën e duhur në realizimin e objektivave në emëtimin e CO2, si dhe performuan në mënyrë të drejtë në shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve ishin Shqipëria, Armenia, Grenada, Jordania, Moldavia, Sri Lank, Tunizia, Uruguaj dhe Vietnami.
Raporti kërkon një lëvizje të re globale të nxitur nga dhe për fëmijët, dhe rekomandimet e saj përfshijnë:
Ndaloni emetimin e CO2 me urgjencë të madhe, për ti siguruar fëmijëve të ardhmen në këtë planet.
Vendosni fëmijët dhe adoleshentët në qendër të përpjekjeve tona për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm
Politika të reja dhe investime në të gjithë sektorët për të punuar për shëndetin dhe të drejtat e fëmijëve.
Përfshini zërin e fëmijëve në politikat vendimmarrëse.
Shtrëngoni rregullat për marketingun dëmtues, të mbështetur nga protokolli i ri opsional i Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve.
“Kjo bën thirrje për lindjen e një epoke të re për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Është testi më i lartë për brezin tonë”, thotë redaktori i Lancet, dr. Richard Horton. / MeMjekun.com