Aktori e regjisori Laert Vasili ka rrëfyer sulmin e natês së të dielës.
Ai tregon se ka qenë në rrugë afër makinës së tij kur ndodhi ngjarja dhe se personi i është afruar nga pas.
– Pra, nuk është konflikt personal, nuk e njihnit personin që ju ka sulmuar?
Jo jo, fare! Madje duhet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit, sepse mbante erë. Nuk besoj se ka shqetësuar njeri shfaqja dhe të ketë ardhur të më ketë sulmuar mua. Nuk kam konflikt me njeri. Salla ka qenë plot tri net dhe ka pasur duartrokitje.
– Si iu përgjigjeni atyre reagimeve se ky sulm, ose lajmi për këtë sulm e kallëzimi janë bërë për marketing?
Marketing për çfarë? E vetmja përgjigje që mund të jap, është se ai që ka menduar këtë, është një mendje shumë e sëmurë. Të bësh marketing për një shfaqje duke bërë kallëzim, duke thënë se “më sulmuan”, është mendje e sëmurë. Ai, ose më ka ngatërruar me njeri, ose ka menduar që jam femër. Unë nuk e njihja dhe nuk kam konflikte të tjera.