Ai e do dashurinë dhe do që ajo ta dojë

Alisa Velaj 
Kyçur dera si shpirti,
udhës gjethe,
porta në ngjyrë të blertë.
E diela i shfaqet në po atë ngjyrë.
Oleandrat çelur kanë në degët sipër portës.
Ai nga brenda hesht pa pra.
Nuk del se nuk del.
Mat qiellin me pëllëmbët e duarve
thërret fëmijërinë me emra lulesh
mallëngjehet dhe harron ngjyrën e dashurisë.
Ai e do dashurinë dhe do që ajo ta dojë.
Ka vite që e thërret Oleandër
(me zë të ulët, shumë të ulet).
Dashuria e do atë dhe s’di ku ta kërkojë.
Në dhomën e kyçur si shpirti ai është
stina e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *