Falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley italian, megjithatë është një figurë dhe një ikonë e shoqërisë italiane të pasluftës. Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë albume. Çelentano është gjithashtu ndër të parët që ka arritur famë botërore.
Biri i dy prindërve puliezë, të cilët u shpërngulën në Milano, në kërkim të një jete më të mirë. Adoleshenca e gjen atë larg shkollës, i detyruar të bëjë punë të ndryshme për të mbijetuar, ku ai kujton si të preferuar zanatin e orëndreqësit. Megjithatë, ky orëndreqës “i pandreqshëm”, zbulon se kishte talent për muzikë, ndaj dhe për herë të parë debuton në teatrin “Smeraldo”, së bashku me Tony Renis, në një grup muzikor që mbante emrin “Qejflinjtë e ritmit”
DASHURIA E KËNGËTARIT
DHE AKTORIT TË FAMSHËM
Adriano Çelentano i vërtetë është Klaudia Mori. Vetëm një femër strikte si Klaudia Mori mund të drejtojë, mbrojë dhe të dashurojë një vullkan si Adriano Çelentano. Klaudia, aktore dhe këngëtare nga Roma, e takoi Çelentanon në sheshxhirimin e filmit “Një tip i çuditshëm” dhe që nga ai moment, ata janë çifti më solid në shoubizin italian. Martesa e tyre u bë shumë sekrete në vitin 1964. Kjo lidhje u solli atyre tre fëmijë: Rosita-n më 1965-n, Giacomo-n më 1966-n dhe Rosalinda-n më 1968-n. Jeta në çift e Adrianos dhe Klaudias ka rrjedhur e qetë dhe shumë e rezervuar për publikun.
Në vitin 1960, Çelentano shfaqet në një sekuencë të rëndësishme të filmit të famshëm “Jeta e ëmbël”, të regjisorit Federico Fellini, i cili kërkoi ta kishte me çdo kusht, pasi e pa në skenë duke kënduar “Reddy Teddy”. Një vit më vonë, Adriano niset të kryejë shërbimin ushtarak dhe merr pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën “24 mijë puthje”.
FILMI ME ORNELA MUTTIN
Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti, e cila në krah të Celentanos iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori. Celentano, sikurse thuhet për të, është një ëorkoholic: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më tëlartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.
Çelentano, përveç muzikës së mrekullueshme (teksteve të këngëve kuptimplota), hap shpesh polemika përmes opinioneve që ai ka për politikën, fenomenet sociale etj. Me mbi 70 milionë disqe të shitura, Çelentano vazhdon të mbetet personazhi më i diskutuar italian, i cili pranon se strehëzën më të shtrenjtë ka familjen.