Adi Krasta bëhet nostalgjik, kujton kohën kur prezantonte me Valbona Çobën

Një jetë në skenë dhe në ekranin e vogël kanë bërë që prezantuesi Adi Krasta të rikthehet herë pas here në kohë tek kujtimet e tij. Së fundmi aktiv në rrjetet sociale, Krasta publikon foto të shumë viteve të shkuara të mbetura jo vetëm në kujtesën e tij por edhe të të gjithë atyre që e duan profesionalizmin dhe fjalën e Adit.

Një prej këtyre momenteve është prezantimi i spektaklit ”12 vallëzime pa një të shtunë” me partnere Valbona Çobën. Foton nga kjo eksperiencë prezantuesi e ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin:”12 vallëzime… me Valbona Çobën”.

Angazhimi i fundit televiziv i Adi Krastës ishte prezantimi i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku fitues u shpall Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./revistawho.com

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *