Mamma mia! Katër pjesëtarët e grupit suedez, fenomeni Abba, janë ribashkuar në Stockholm të mërkurë.
Por fatkeqësisht jo për fansat, por vetëm për hapjen e një restoranti të ri që mban emrin e një prej këngëve të famshme të grupit.
Pyetur nga reporterët, Benny Andersson insistoi se ai nuk mendon se katërshja do të rikthehet më në skenë.
“Jemi këtu për të festuar”, shtoi më tej Björn Ulvaeus
Grupi u nda në vitin 1982, pasi dy çiftet e bashkëshortëve u shkurorëzuan, duke dhuruar kështu edhe hite klasike melankolike si ” The winner takes it all”. Abbat kanë pasur një jetë fitimprurëse falë këngëve dhe famës së tyre, e cila i shoqëron edhe sot.
Katërshja e famshme nuk është parë bashkë që nga 2008-ta.
https://youtu.be/ummLavmH2WU