Nga Nigel Barber
“Psychology Today”
Koncepti i njerëzve të këqij, i paraprin teologjisë së krishterë dhe e përshkon filozofinë moderne që nga Tomas Hobsi e në vazhdim. Psikologjia sociale kontribuoi në kuptimin përforcues, se shumica prej nesh janë të aftë për të kryer vrasje në rrethanat të caktuara.
Por a kanë të drejtë këta mendimtarë?
Perspektiva evolucionare
Koncepti sipas së cilës format e jetës janë në vetvete egoiste është shumë i përhapur,edhe pse ka shumë të ngjarë të jetë i gabuar. Ekologët po zbulojnë se bimët janë të lidhura në rrjetet mikorizale që u japin të tjerëve glukozë dhe lëndë të tjera ushqyese për përfitime tëndërsjellta.
Komunitetet bimore që marrin pjesë në këto rrjete bashkëpunuese, bëjnë më mirë sesa po të ishin të pavarura. Rasti i bashkëpunimit të evoluar midis njerëzve është çuditërisht i fortë kur speciet tona krahasohen me shumicën e primatëve të tjerë.
Edhe fëmijët e vegjël janë shumë socialë dhe janë shumë të aftë në zbatimin e sugjerimeve shoqërore për të gjetur shpërblime të fshehura, një test ky që dështoi tek shimpanzetë dhe majmunët e tjerë. Po ashtu fëmijët e vegjël janë shumë të aftë në imitimin e të tjerëve.
Këto tipare shoqërore shpjegohen më së miri duke pranuar se njerëzit janë të përshtatur për bashkëpunim shoqëror në mënyra që nuk gjenden tek primatët e tjerë (me përjashtimin e mundshëm të majmunëve bonobo,të cilët shfaqin nivele shumë të ulëta të agresionit shoqëror).
Ajo që i bën kaq bindëse këto gjetje,është fakti që njerëzit nuk kanë dallime të tjera të qarta njohëse në krahasim me majmunët. Ky realitet hedh poshtë pretendimet e vazhdueshme të epërsisë intelektuale njerëzore. Nëse njerëzit janë shumë pro-socialë, si është e mundur që ne do të merrnim pjesë në luftëra shkatërruese dhe konflikte gjenocidale në të gjithë globin, nga Kamboxhia në Gjermani dhe nga Kina në Ruandë?
Kritika ndaj degradimit moral të njeriut
Psikologjia sociale nisi të përcaktojë nëse veprimet e liga janë pjesë e brendshme e specieve tona. Ajo kreu eksperimente të ndryshme për të hetuar se sa larg janë të gatshëm të shkojnë njerëzit në rrugën e shthurjes së tyre morale. Sipas studiuesve me ndikim, nga Stenli Milgram tek Filip Zimbardo, përgjigjja është një rrugëtim shumë i gjatë.
Të frymëzuar nga ajo që quhet banaliteti i së keqes i zbuluar gjatë gjyqeve kundër nazistëve në Nuremberg dhe Jerusalem, psikologët socialë arritën në përfundimin se çdokush mund të shndërrohet në një vrasës në rast se i nënshtrohet presioneve shoqërore të konformitetit dhe bindjes.
Ata mund të godasin me rrymë elektrike një person gjatë një eksperimenti vetëm sepse udhëzohen ta bëjnë këtë nga një figurë autoritare. Ata arritën në përfundimin se fajtore ështësituata dhe jo personi.
Pse ekziston ende tirania aktuale
Askush nuk mund të injorojë dëshmitë e së keqes që ekziston sot në botë. Por kjo gjë nuk na detyron që t’i shohim qeniet njerëzore si të shthurura në mënyrë të natyrshme. Jo!Në shfaqjen e tiranisë, ekzistojnë dy elementë kryesorë që shpesh anashkalohen nga psikologët socialë.
E keqja nuk është vetëm çështje e personit dhe e situatës. Ne duhet të mbajmë parasysh edhe kontekstin më të gjerë social. Tmerret e një diktature si ajo e Pol Pot në Kamboxhia apo përvojat e torturave në Korenë e Veriut nën dinastinë Kim, janë të veçanta për shoqëritë komplekse moderne.
Ata nuk mund të ekzistonin në botën e barabartë të gjuetarëve-mbledhës, ku ndarja e ushqimit komunal ishte standarde. Shoqërive më të thjeshta u mungon një strukturë autoritare e pushtetit. Ato bazohen tek bashkëpunimi vullnetar, në kuptimin që individët mund të migrojnë larg grupeve të tjera për të shmangur konfliktin ndër–personal.
Konfliktet lindnin kryesisht nga tensionet mbi çështjen e riprodhimit midis burrave, të cilat mund të bëhen vdekjeprurëse. Por në përgjithësi këto shoqëri nuk kryenin mizori në grup. Ato përfshiheshin në luftë vetëm në situata specifike, kur grupet rivale u zinin burime të vlefshme si gjahu dhe peshqit në Liqenin Turkana, e vetmja dëshmi arkeologjike e luftës së gjuetarëve-mbledhës.
Strukturat e pushtetit autoritar, lindin vetëm në shoqëritë komplekse. Këto i përkasin kohëve të fundit, dhe janë shfaqur rreth 5 mijë vjet më parë në Mesopotami. Ato varen nga një hierarki e statusit që është e mirë-zhvilluar. Përqendrimi i pasurisë në qytetet e hershme, ishte i lidhur me luftërat e pafundme, skllavërinë, dhe shumë akte brutale të sjella nga “qytetërimi”.
Paraja mund të jetë rrënja e çdo të keqeje njerëzore. Ne po jetojmë në mesin e një pabarazietë madhe, ku në krye janë një grusht miliarderësh. Lakmia e sotme në biznes, ka sjellë një luftë të vazhdueshme pronësie kundër njerëzimit, duke e shkatërruar planetin në proces. Njerëzit mund të jenë në thelbin e tyre të mirë, por kemi mësuar shumë pak nga 5 mijë vite luftëra dhe dhunë. / bota.al