Nga Albana Lifschin
Në vitet ’80, në postat sovjetike filloi të qarkullojë një pullë postare me portretin e një vogëlusheje amerikane. Ishin kohë tensionesh të larta midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA, dhe kjo pullë do të zgjonte habinë e cdo qytetari rus. Vajza për të cilën po flasim quhej Amanda Smith, 10 vjecare me banim në shtetin e Maine, te SHBA. Ate kohe ajo u bë personazhi më i njohur dhe me i dashur në të dyja vendet që përjetonin tensionin e luftës së ftohte në kulmin e vet, dhe frikën nga rreziku i mundshëm i një lufte nukleare në mes dy vendeve.
Ishte 26 Prill 1983 kur liderit rus, Juri Andropov, i vjen një letër nga SHBA. Ne letër thuhej,
” I dashur Z, Andropov.
Mua më quajnë Sementha Smith. Jam 10vjece. Une jam e shqetësuar se kam frike se Bashkimi sovjetik dhe Amerika do hyjne në lufte nukleare. A do te votoni pro luftes ju? Ju mund të mos i përgjigjeni pyetjes sime, por unë dua të di nëse do e pushtoni gjithe boten, ose vetem Amerikën?
Zoti e beri botën që të jetojmë të gjithë në paqe,e jo për lufte.
Sinqerisht
Sementha Smith.
Pjese nga letra e Sementhës u botuan në gazeten “Pravda” dhe në referencë të “pushtimit të botës nga BRSS, thuhej se ‘ “ne mund ta falim Sementhën për keqinterpretimin e saj kur thotë që BRSS do të pushtojë boten, pasi ajo është vetëm 10vjec.”
Pergjigjen e letrës nga Andropovi vogëlushja e mori në 26 prill.1983. Sekretari i Pergjithshëm i BRSS Yuri Andropov, që i thosh: ” Në Amerikë dhe në vendin tonë ka armë nukleare të tmershme që mund te vrasin miliona e miliona njerëz në mënyrë të menjëhershme. Por ne nuk duam t’i përdorim ato, kurrë.Pikerisht kjo është deklarata e BRSS para gjithë botës : Ne kurre, nuk do të përdorim armë nukleare. Në përgjithësi ne propozojmë të ndërpresim prodhimin e tyre..Ne duam paqe për vete dhe për të gjithë popujt e planetit.
Unë ju ftoj juve, nëse prindërit ju lejonë, të vini per vizite në vendin tonë, koha më e mirë këtë verë. Ti do të mësosh rreth vendit tonë, vizito kampin ndërkombëtar të Artek” në det, dhe shiko me sytë e tu. Në Bashkimin Sovjetik kushdo është për paqe dhe miqësi në mes popujve”
Andropov duke i bere kompliment e krahasoi Sementhën me personazhin e Beki Thecer nga Tom SojerI i Mark Twen
Një vit më pas Sementha shkoi në Bashkimin Sovjetik se bashku me prinderit. Ajo u bë ambasadore e paqes dhe e njohur ne gjithe boten”
A duhet nje Sementha tjetër sot per t’i kujtuar qeverive se…