Kur zëri nuk dëgjohet edhe pse ulerimat shkojnë deri lart- çfarë mund të bëhet më tej?
Përveç protestës, në media e në rrugë, nga miq e kundërshtarë, cili është hapi tjetër?
Një mendim nga një artist.
Andi Tepelena
Natyrisht që intelektualë, opinioniste, aktivistë, ekspertë të gjithë lloj fushash, rojtarë të trashegimise, bërtasin sot per prishjen e fasades dhe basorilieve-ve te stadiumit, ndonese nje gje e tille ishte e paralajmeruar.
Do te bertasin sërish kur të kenë mbaruar projektet klienteliste në Tiranë, si parkingu nën-tokësor tek Parku Rinia, sheshi Skenderbeu, kur të vijne tinëz tonelatat e plehrave nga importi, kur të vidhen zgjedhjet etj etj.
Doni të bëni revolucion??!!
Filloni të mos pranoni funksione në këtë administratë të paaftë, në mediat e blera, ne kompanitë e oligarkëve që nuk u paguajnë punonjësve rrogat çdo muaj, refuzoni gjestet mirënjohëse të pushtetit që mos të helmoheni pak nga pak. Të rezistosh për të mos rënë në mediokritet nuk është e thjeshtë, por rrugë tjetër nuk ka!!