80 vjetori i Anagnostit mbledh bashkë kineastët/ Milkani: Dhimitri mori pantallonat borxh për takimin e parë me Rozën

Regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti bën sot 80 vjeç. Ditëlindja e tij ka mbledhur bashkë kineastët e brezit të vjetër, të cilët kanë kujtuar momente jo vetëm nga puna me Dhimitrin por edhe nga jeta e tij personale.
Me humor kolegët e miqtë e tij kanë kujtuar sesi “gjithë shoqëria ishte në merak a do të lidheshin mes tyre Dhimitri dhe Roza”.
Piro Milkani më tej ka treguar një detaj interesant duke thënë se në takimin e parë me Roza Anagnostin, bashkëshorten e tij, Dhimitri mori panatallonat borxh.
Bashkëshortja e kineastit, aktorja e njohur Roza Anagnosti, ka recituar edhe një poezi.
Disa nga miqtë artistë në ditëlindjen e Anagnostit ishin Reshat Arbana, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro, Ilia Terpini, Marjana Kondi etj.
E pranishme ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila i dhuroi me rastin e 80-vjetorit regjisorit Albumin e Marubit. Dhimitër Anagnosti, ndër emrat e mëdhenj të kinemasë shqiptare lindi në Vuno të Vlorës në 23 janar 1936. Për cilësitë e rralla artistike dhe veprat e tij ai është nderuar me titullin “Artisti i Popullit. (Pasqyre.al)

IMG-20160123-WA0001

IMG-20160123-WA0006

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *