75% e shqiptarëve nuk e dinë se si lindi Shën Valentini, ja historia e ditës së të dashuruarve

Sot 14 shkurti dita e të dashuruarve.

Ndonëse shumica e të dashuruarve thonë se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat që kanë, kjo ditë simbolizon pikërisht ditën e tyre.

Sipas një anketimi të fundit të realizuar oniline 75 % e shqiptarëve nuk e dinë se si lindi dita e Shën Valentinit dhe historia e saj.

Ja si lindi festa që sot ka pushtuar botën.

Ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria.

70 njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë.

Ku urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës.

Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.

Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme.

Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.

Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamantë. (TemA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *