7.000 kuti arkivimi dhe 82.000 zarfa për arkivën e Marubit/ Kumbaro: Teknologjia bashkëkohore, tashmë standard!

Nuk mjafton vetëm ndërtimi i muzeve të rinj dhe shpëtimi i thesareve, por mbi të gjitha është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj që t’i pajisin këta muze me teknologjinë e nevojshme bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivave të tyre.

Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në aktivitetin e zhvilluar në Muzeun Marubi në Shkodër, ku falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane u jetëzua projekti për ruajtjen e arkivës së këtij muzeu, i cili mundëson zbatimin e një sistemi të ri konservimi të negativëve prej xhami, filmave rul, fotografive në letër si dhe dokumentave të cilat do të vendosen në zarfa dhe kuti të reja. Falë këtij projekti janë përfituar 7.000 kuti arkivimi dhe 82.000 zarfa, të siguruara nga mbështetja e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Nuk mjafton vetëm të shpëtojmë thesare dhe të ndërtojmë muze të rinj, por është detyrë e ministrisë dhe gjithë institucioneve që të sigurojnë edhe kushtet e nevojshme teknologjike që ky thesar të jetë i siguruar përjetë. Luçjani, Drejtori i Muzeut Marubi këmbëngli që në fakt nuk  mjaftonte vetëm puna e bërë deri tani me Marubin, por duhej mbi të gjitha të garantonim ruajtjen dhe jetëgjatësinë e negativëve të rrallë që mban ky muze dhe kush më mirë sesa teknologjia  dhe profesionalizimi gjerman  mund të na i ofronte këtë gjë, ndaj i jam mirënjohëse ambasadës  dhe qeverisë gjermane,  që në kuadër edhe të marrëveshjes kulturore që kemi nënshkruar vitin e kaluar e përfshiu këtë projekt brenda programit të bashkëpunimit”, u shpreh Kumbaro, e cila solli në vëmendje se e njëjta gjë është bërë edhe me Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, përuruar vetëm pak kohë më parë.

Instalimi i teknologjisë modern për ruajtjen e thesareve të tillë tashmë është një standard. Të njëjtën gjë ne kemi bërë edhe në Muzeun e ri të Artit Mesjetar në  Korçë, ku vetëm pak javë më parë është instaluar e paisja për dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha ikonave të këtij muzeu”,  theksoi ministrja e Kulturës.

Ambasadorja Susanne Schütz, e cila i dorëzoi zyrtarisht materialet drejtorit të muzeut Luçjan Bedeni në praninë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati tha se “Jemi krenarë dhe të lumtur, që po mbështesim zemrën e muzeut – Arkivin”.

Mbrojtja e koleksioneve të arkivës është një ndër projektet më të rëndësishme që Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” realizon falë mbështetjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë. Një projekt i tillë, i mundësuar nga materialet e KLUG CONSERVATION synon sistemimin dhe mbrojtjen e arkivës sipas standarteve bashkëkohore. Aktualisht xham negativët, dokumentat dhe objektet, pjesë e koleksionit të muzeut, janë të vendosur në kutitë e tyre origjinale të cilat tashmë janë vjetërsuar nga koha dhe nga mungesa e kushteve të përshtatshme për konservim ndër vite. Qëllimi i parë i produkteve KLUG është të ruajë këto objekte – në rastin konkret xham negativë, dokumenta, objektet të arkivës Marubi- në gjendjen në të cilën ata ndodhen dhe jo të ndërhyjë për restaurimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *