5 xhami të rëndësishme kthehen në kantiere, ja cilat do të restaurohen!

5 Monumente kulture të besimit islam do t’i nënshtrohen ndërhyrjes restauruese së shpejti.

Marrëveshja e bashkëpunimi u nënshkrua ditën e djeshme ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe z. Skënder Bruçaj, duke i hapur rrugën këtij procesi.

“Një pjesë e tyre nuk kanë pasur restaurime ose restaurime të mirëfillta dhe janë në nevojë për një ndërhyrje të tillë. Tashmë ka mbaruar gjithë faza e përgatitjes së projektit dhe e miratimit të tyre dhe ne hapim së shpejti kantieret në këto 5 xhami”- theksoi Kumbaro. Ajo shtoi se rëndësi do i kushtohet edhe Xhamisë së Pumbit në Shkodër e cila ka nevojë dhe për ndërhyrje të thellë.

“Prej vitesh ajo është objekt i përmbytjeve. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë në sistemin e kullimit dhe adrenazhit. Ndërtimin e një dige për ta shpëtuar një herë e përgjithmonë këtë xhami”- shtoi Kumbaro.

Restaurimi do të financohet nga donatorët TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency), për ndërhyrje restauruese dhe rikonstruksionin e 5 xhamive “monument kulture”, përkatësisht:

– Xhamia Mbret, Berat;
– Xhamia e Beqarëve, Berat;
– Teqeja e Helvetive, Berat;
– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;
– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;

Përgjatë ceremonisë, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës znj. Arta Dollani dhe specialistë të IMK, prezantuan projektet e restaurimit, të hartuara nga Firma Ekol në bashkëpunim me IMK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *