“Dita e vdekjes sime” eshte shkruar fillimisht ne dialektin friulan, marre nga permbledhja “La nuova gioventu’ – Poesie friulane.
Në një qytet, Trieste a Udine,
në një rruginë bliresh,
kur pranverës gjethet
ndërrojnë ngjyrë,
pikëgjallë do bie
nën diellin përvëlues,
të praruar e t’lartë,
qepallat do t’mbyll
e qiellin në shkëlqimin e tij
do ta lë.
Nën një bli të vakët të blertë,
do zhytem në zinë e vdekjes sime
që davarit bliret dhe diellin.
Djelmoshat e pashëm
do t’rendin në atë dritë
që sapo humba,
do t’fluturojnë nga shkollat,
me krelat përmbi ballë.
Do të jem ende i ri,
me një këmishë të çelët
dhe flokët e butë tek derdhen
mbi pluhurin e hidhur.
Ende i ngrohtë do të jem,
dhe një vocërrak që rend në asfaltin
e vakët të rruginës,
do t’më vërë dorën
mbi prehrin e kristaltë.
Ne shqip. Aida Baro