Bota e ndan atë, Londra e pretendon, ndërsa Stratfod-mbi-Avon synon të kalojë 2016-ën duke festuar ditëlindjen e Uilliam Shekspir si njeriun e tyre: Poetin e Avonit, i lindur në qytetin tregtar Warwickshire në 1564, i cili vdiq po atje 400 vjet më parë. Stratfordi mbeti jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë gjithë jetës së Shekspirit. “Ai shkoi në Londër për tu pasuruar, por Stratfordi mbetet vendi ku ai bleu prona, pati bibliotekën e tij, ku jetoi, lexoi dhe mendoi” shprehet Paul Edmondson, drejtor edukimi dhe kërkimi në Fondin e Vendlindjes së Shekspirit.
Përvjetori i vdekjes së dramaturgut më të njohur do të festohet në të gjithë Britaninë dhe botën.
“Makbethi” do të hapet në Singapor, “Romeo dhe Zhuljeta” në Bruksel.
Globi i Shekspirit do të përfundojë turin e parë botëror në historinë e teatrit që shfaq Hamletin në pothuaj çdo shtet, përveç Koresë së Veriut. Produksioni do të kthehet në Londër gjatë javës së përvjetorit 23-24 Prill. Është duke u organizuar edhe një kinema me 37 ekrane. Çdo ekran do të shfaqë një nga veprat e Shekspirit përgjatë Bregut Jugor.
Teatri Kombëtar, Kompania Mbretërore e Shekspirit dhe virtualisht çdo kompani produksioni teatrale do të festojnë përvjetorin e gjeniut të letrave. Do të organizohen gjithashtu dhe qindra leksione, recitale, konferenca akademike ndërkombëtare, filma, koncerte, opera dhe ekspozita të mëdha. Për njeriun e famshëm ekzistojnë shumë pak dëshmi të dokumentuara dhe veprat e tij nuk do të kishin mbijetuar nëse shokët dhe aktorët nuk do të kishin mbledhur bashkë çdo copëz të çdo pjese të vënë në skenë, draftet, dorëshkrime, skica dhe 17 pjesë të të panjohura në ndonjë version tjetër, duke i përmblehdur në Librin e Parë të çmuar, botuar në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit.
Shekspiri bleu rezidencën madhështore “New Place”, shtëpinë e dytë më të mirë në qytet, ku ai vdiq, sipas legjendës, në ditën e Shën Gjergjit, më 23 prill, në të njëjtën ditë me lindjen e tij.
Shtëpia e Shekspirit u shemb 300 vjet më parë dhe shtëpia që e zëvendësoi atë, ndoshta duke përfshirë disa prej sendeve origjinale, u rrafshua në vitin 1759 nga një klerik gjaknxehtë, Francis Gastrell. Ai kishte prerë ndërkohë manin, pemën e Shekspirit, ku sipas të thënave, shkrimtari ulej poshtë saj dhe punonte, sepse ai irritohej nga të gjithë turistët që hidhnin sytë nga kopshti i tij.
Dhoma e vjetër e Shekspirit në Stratford do të restaurohet me një grant prej 1.4 milion paundësh dhe do të hapet si një vend turistik.
Sipas Paul Edmondson: “Pa Stratford, nuk do të kishte pasur as një Shekspir“!