Komedia “39 Hapat” e njohur për suksesin e saj në Broduej, vjen premierë në Shqipëri dhe Europë. Vepra e Patric Barlow, është një përshtatje e romanit të John Buchan dhe filmit të Alfred Hitchcock realizuar në vitin 1935. Premira në Teatrin e Metropolit, vjen në datën 14 prill dhe do të vihet në skenë nga regjisori Qëndrim Rijani. “39 Hapat”është një komedi ku interpretojnë katër aktorë, Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu, Donald Hasani, Amri Hasanlliu dhe Mardit Lleshi, të cilët portretizojnë 130 karaktere, shpesh here të cilët i ndryshojnë rolet përpara syrit të spektatorit. Vepra është një histori brilante e heroit të pashëm Richard Hannay, i cili është në garë për të zgjidhur misterin e “39 Hapave”, lojë e gjitha bëhet për të pastruar emrin e tij. Në “39 hapat” një burrë (Richard Hannay) ka një jetë të mërzitshme, takohet me një grua me dialekt gjuhësor të theksuar (Annabella Schmidt). Ajo i tregon atij, që është spiune dhe për këtë e ndjekin vrasësit. Ajo pretendon se ka zbuluar një komplot për të vjedhur sekrete të ushtrisë britanike, zbatuar nga një njeri i cili është kreu i një organizate spiunazhi të quajtur “39 Hapat”.