Një 38 vjeçar nga qyteti i Korçës ka denoncuar bashkëshorten pasi sipas tij ajo e dhunonte dhe ai gjendej krejtësisht i pambrojtur përballë saj.
Policia e qytetit juglindor bën me dije se ka qenë shtetasi K.C., që ka kallëzuar gruan e tij me inicialet M.C. ku ka treguar edhe disa raste ku gruaja e tij e ka dhunuar psikologjikisht.
” Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare,” njofton policia. (TemA)