Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe kritiku i Artit Gëzim Qendro, ështa ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkruan ne Facebook-un e saj se ikja e Qendros la pas nje boshëllëk të madh.
“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”, shkruan Kumbaro.