Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka gjobitur me 2 milionë lekë emisionin “E diela shqiptare” të Ardit Gjebresë.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” të këtij emisioni, që moderohet nga juristja Eni Cobani, në datën 17 prill 2016 ka shkelur etikën ndaj një qytetareje, e cila ka bërë një kërkesë në Këshillin e Ankesave në AMA për denigrim figure.
Sipas një njoftimi që ka publikuar në faqen online Autoriteti sqarohet se Tv Klan i është kërkuar që të reagojë pas ankesës që ka bërë qytetarja E. M. nga Përmeti, por drejtuesit e këtij kanali kanë refuzuar. Duke qënë se përmbajtja e transmetuar është në shkelje të ligjit 97-2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe Kodin e Transmetimit të AMA-s atëherë Tv Klan ka marrë gjobën prej 2 milionë lekësh.
Rreth një vit më parë AMA ka gjobitur dhe një tjetër emision të këtij televizionim “Zonë e lirë” që moderohet nga Arjan Cani, me një vlerë prej 4 milion lekësh.