1888, dorëshkrimi i rrallë në vargje të Junus Emresë

“Hadika-i sueda”, “Mesi i bahçes”, poezi dhe prozë filozofike në vargje nga Junus Emre

Dorëshkrimi i dekoruar me poezi dhe prozë filozofike në vargje nga poeti sufi Junus Emre është kopjuar më 1305 / 1888 nga Ali Kysfi Efendi në 189 fletë letre me përmasa 325 x 205 mm.

Ilustrimet e dy fletëve të para të dorëshkrimit, ku fillon vepra, janë punuar gjerësisht me ar.

Fletët e tjera të dorëshkrimit përmbajnë një kornizë të thjeshtë me ngjyrë të kuqe e organizuar në formë katrore apo drejtkëndëshe, brenda të cilave vendosen titujt e poezive dhe teksti i tyre. Kapakët janë të thjeshtë prej kartoni, të dëmtuar nga përdorimi i zakonshëm.

Bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti poezitë e Junus Emre do të paraqiten në një ekspozitë, së shpejti…. Foto: AQSh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *