Artistët shqiptarë kujtojnë “The Beatles” në Tulla

“The Beatles” është një nga grupet më të suksesshme, ku muzika e tyre ka pasë një ndikim të madh përgjatë shekullit XX , me rreth 1,3 miliardë CD të shitur.

Një koncert tributë për grupin më të madh të të gjitha kohërave dhe me influencën më të madhe në rocknroll “The Beatles”, do të vijë shumë shpejt nga artistët shqiptarë në Tulla. Artistët pjesëmarrës në këtë koncert do të jenë: Genc Salihu, Altin Goci, Supernova, Vitmar Basha, Mirgen Huba, Klodi Hidri, Mardit Lleshi, Erdion Hoxha, Teo Napoloni dhe Alban Nimani.

Koncerti do të mbahet më datë 14 prill në Tulla, duke filluar nga ora 21:00. “The Beatles” është një nga grupet më të suksesshme dhe që ka ndikuar më tepër në shekullin XX me rreth 1,3 miliardë CD të shitur. Koha e veprimtarisë së tyre kanë qenë vitet 1960 – 1970 kur grupi u nda. Karrierën e filluan në vitin 1962 me publikimin e parë të këngës së tyre “Love Me Do” dhe veprimtaria e përbashkët e tyre zgjati deri më 10 prill 1970, kur Paul McCartney deklaroi para gazetarëve ndarjen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *