Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten/Mësime të filozofit të madh kinez, Lao Tzu

Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishëm. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik , urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive. Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.

1.E ke ti përgjigjen për pyetjet më të rëndësishme të jetës. Kur sheh brenda teje, do të gjesh gjithçka që të nevojitet.

“Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do”. “Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë”. “Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.

2. Duke qenë tolerant vetveten, ti bëhesh i lirë. Ti pushton veten tënde dhe botën, atëherë kur ti e lejon, dhe nuk e lufton, ekzistencën e tyre.

“Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke e qenë tolerantë”.

“Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë ssgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat ëprgjithmonë”.

“Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembërt. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka”.

“A e ke burimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë”?

3. Etiketat dhe dëshirat egoiste nuk do të të japin asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes.

“Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë”

“Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten”.

“Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij”.

4. E keqja ikën dhe shkërmoqet, kur ti nuk i kushton vëmendje

“Mos i jep të keqes asgjë të cilës t’i kundërvihet, dhe do të shohësh që do të zhduket vetë”.

5. Mirësia dhe dhembshuria për të tjerët, në fund do të fitojnë gjithmonë, pavarësisht sa shumë zgjat mbretërimi i të keqes.

“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria”.

“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”.

“Të jesh thellësisht i dashuruar nga dikush të jep forcë, ndërkohë që kur dashuron dikë thellësisht, të jep kurajë”.

6. Ki kurajën të jesh vetvetja, pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët.

“Vrije mendjen për miratimin e njerëzve, dhe ti do të jesh i burgosuri i tyre”.

“Kur je i kënaqur që je thjeshtë vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkuron, të gjithë do të respektojnë”.

7. Mençuria dhe forca vijnë prej përulësisë.

“Njeri i mençur është ai, që e di, atë që nuk di”.

“të gjithë rrëketë derdhen në det, sepse deti është më poshtë se ato. Përulësia ia jep atij fuqinë që ka”.

8. Ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që përqafoje, edhe nëse duket i parehatshëm.

“Nëse kupton që të gjithë gjërat ndryshojnë, nuk ka asgjë pas të cilës do të duash të kapesh. Nëse nuk ke frikë nga vdekja, atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrish”.

“Fillimet e reja shpesh herë maskohen si funde të dhimbshëm”.

9. Një udhëheqës i madh e kupton se nuk është mbi ndjekësit e tij; ai është thjesht njëri prej tyre.

“Udhëheqësi i lig është ai që njerëzit e urrejnë. Udhëheqësi i mirë është ai që njerëzit e nderojnë. Udhëheqësi i madh është ai për të cilin njerëzit thonë: “E krijuam vetë”.

“Nëse dëshiron të qeverisësh njerëzit, duhet të vendosësh veten poshtë tyre. Nëse do t’i udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh si t’i ndjekësh ata”.

10. Orvatu të mos bësh asgjë dhe të jesh asgjë; këtu do të gjesh lumturinë e vërtetë.

“Kur asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lihet pa u bërë”.

“Shëndeti është zotërimi më i madh që ke. Kënaqësia është thesari më i madh. Vetëbesimi është miku më i mirë. Mos-qenia është gëzimi më i madh”./Bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *