“104-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”
Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë, më datë 28 Nëntor 2016 ora 10.00, Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë çelin ekspozitën “104-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.
Synimi i ekspozitës do të jetë sensibilizimi dhe njohja e brezit të ri me etapat e kaluara nga patriotët shqiptare drejt Shpalljes së Pavarësisë.
Ekspozita do të përmbajë flamuj kombëtarë të viteve 1905-1944, Aktin dhe Penën e Pavarësisë, vula të administratës së kohës, periodikë dhe revista kulturore të kohës, libra dhe objekte etnografike me simbolika kombëtare dhe fotografi të kohës.
Datë 28 Nëntor ora 10.00, në Hollin kryesor në Muzeun Historik Kombëtar!