10 netët e kinemasë italiane, edicioni i dytë i përmbledhjes kinematografike verore

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Bashkinë e Tiranës prezantojnë edicionin e dytë të përmbledhjes kinematografike verore me titull 10 Netë të Kinemasë Italianë. Për 10 të marta rrjesht, duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht do të shfaqen, pranë instalacionit Reja, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe.
Nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të vjetër, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema. Pjesëmarrja do të jetë e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të kalojë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e kinemasë së bukur italiane.
 Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi. Nga Më falni që ekzistoj! me Paola Cortellesi dhe Raul Bova te filmi komik Bukuroshët e babait me regji të Guido Chiesa dhe aktor Diego Abatantuono, Pafsh ëndërra të bukura! i Marco Bellocchio, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Massimo Gramellini, Karrigia e lumturisë, vepra e fundit e Carlo Mazzacurati para vdekjes së tij të parakohshme.
Do të projektohen gjithashtu E thërrisnin Jeeg Robotnjë film shumë i vlerësuar nga kritika dhe shumë i dashur nga publiku, Kinemaja e re Paradiso nga Giuseppe Tornatore, një evergreen i cili ka fituar Çmimin Oscar si Filmi më i Mirë i Huaj. I fundit por jo më pak i rëndësishëm E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, bazuar në veprë me të njëjtin titull të shkrimtarit, në atë kohe ende i ri, Alessandro d’Avenia, një roman që shpejt u bë një sukses ndërkombëtar. Përmbledhja përfshin gjithashtu shfaqjen e filmit dokumentar Askush s’do të më gjejë i Egidio Eronico frymëzuar nga figura e fizikantit italian Ettore Majorana zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e të cilit nuk e ka ndalur së krijuari pyetje ende sot, pas dekadash dhe filmi Italo i Alessandra Scarso, i cili tregon historinë e miqësisë së një qeni rrugësh me banorët e një vendi në Sicilia.
 Kalendari i përmbledhjes kinematografike:
30 maj 2017 – E di Ai lart, me regji të Edoardo Falcone
6 qershor 2017 – E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, me regji të Giorgio Campiotti 13 qershor 2017 – E thërrisnin Jeeg Robot, me regji të Gabriele Mainetti 20 qershor 2017 – Bukuroshët e babait me regji të Giudo Chiesa
27 qershor 2017 – Karrigia e lumturisë, me regji të Carlo Marzzacurati
4 korrik 2017 – Më falni që ekzistoj!, me regji të Riccardo Milani
11 korrik 2017 – Askush s’do të më gjejë me regji të Egidio Eronico
18 korrik 2017 – Pafsh ëndërra të bukura! me regji të Marco Bellocchio
25 korrik 2017 – Kinemaja e Re Paradiso, me regji të Giuseppe Tornatore
1 gusht 2017 – Italo, me regji të Alessia Scarso


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *