10 “kapriçot” e Kate Middleton, që kanë vënë në siklet Mbretëreshën Elizabeth

Dihet që Kate Middleton është një femër si gjithë të tjerat, por për të qenë një Konteshë, duhet të jesh një zonjë e pagabueshme në gjithçka. Mirëpo deri më tani nuk ka rezultuar kështu. Për këtë arsye ajo ka një raport dashuri/urrejtje me Mbretëreshën Elizabeth, e cila nuk i ka kapërdirë dot këto 10 gafa të saj…

-Këpucët me platformë. Mbretëresha i urren këpucët me platformë dhe nuk i konsideron të denja për një pjesëtare të familjes mbretërore. Ndërsa Kate i pëlqen shumë ato.

-Karriera si modele Gjatë studimeve të saj në Universitetin e “St. Andreë”, Kate ka nisur një mini karrierë si modele. Si foto më e famshme e atyre kohëve, është poza me fustanin transparent që tronditi Pallatin Mbretëror.

Dalja “topless”. Po flasim për vitin 2012, kur Kate është kapur mat nga paparacët e revistës franceze Closer “topless”. Është e kotë të përshkruajmë reagimin e Mbretëreshës…

Patinazhi (në tokë). Në vitin 2008-të Kate mori pjesë në një fushatë bamirësie me patina. Siç shihet patinat nuk ishin pika e saj më e fortë, dhe ajo u rrëzua disa herë duke dhënë disa “shfaqje”.

Është dorëlëshuar.Thuhet se Kate ka shpenzuar 1 milionë dollarë për të sistemuar fermën e saj në Norfolk. Mbretëresha nuk ka qenë aspak dakord me këtë shpenzim të tepërt.

Fundet e shkurtër. Krejtësisht jashtë aprovimit të Mbretëreshës, të veshura vazhdimisht nga Kate e cila jo pak herë është kapur mat në këtë formë…

-Jetë nate me motrën. Kate pëlqen shumë të kalojë netët e vona me të motrën nëpër qytet. Për fat të keq edhe në këto raste, pozat në të cilat kapet nuk janë aspak mbretërore. Sigurisht që Mbretëresha Elizabeth nuk aprovon!

Karriera profesionale. Cila karrierë? Është pikërisht kjo që nuk i ka pëlqyer kurrë Mbretëreshës, e cila do të kishte dashur një CV krejt tjetër.

Fundet “Skirt”. Në të vërtetë ato i pëlqen shumë jo vetëm Mbretëresha por edhe Camila. Mirëpo edhe në këtë rast, rregullat e aristokratëve nuk i shkojnë shumë për shtat Kate.

Dashuria për motrën. Duket se motra e saj e dashur (ajo që i mori të gjithë vëmendjen në dasëm për shkak të të pasmeve), ka nisur punë “me mik” në NBC si reportere. Dhe dihet që këto zëra, dhe çdo thashethem në përgjithësi, nuk pëlqehen aspak nga Mbretëresha Elizabeth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *