A e dini që Armenia është vendi i parë që përqafoi Krishtërimin si fe të shtetit? Ka ndodhur në vitin 301 me mbështetjen e Papa Gregorit dhe mbretit armen Trdat i III. Pas kësaj, vendi nisi shembjen e tempujve pagane dhe ndërtimin e kishave. Mes më të bukurave është ajo që njihet si Manastiri misterioz i Geghard, një pjesë e të cilit është në shkëmb dhe është 800-vjeçar.
Kjo është një ndër 10 arsyet pse “Culturetrip” sugjeron një vizitë në Armeni. Nëntë të tjerat janë: për të shijuar pamjen e malit Ararat; për të bërë udhëtimin më të gjatë me teleferik; për të vizituar liqenin Sevan lart në male ku duket se ai bashkohet me qiellin; për të shijuar kuzhinën më të vjetër të Kaukazit jugor; për të shijuar një shumëllojshmëri frutash e zarzavatesh; për të blerë një tapet të bukur; për të shijuar ujin më të mirë në botë; për të ndjerë adrenalinë me sportet ekstreme dhe për të bërë miq ngaqë armenianët janë shumë mikpritës. (GazetaPasqyre.al)