Frederik Stamati
Dikur ka qene e ekspozuar ne Muzeun e luftes. Ishte ashtu sic ja kishte hequr nga trupi e ema. Koha dhe faktore te tjere po e demtonin. M’u kerkua nga muzeu qe te merrja masa per ta shpetuar. E sollen ne laborator.
Takova njeren nga motrat e Qemalit per ta pyetur per veshjen e tij, ne menyre qe te afrohesha sa me teper prane origjinalit. Me tha se e ema kujdesesh shume per te.
Kondita e muzeut ishte qe te ruheshin edhe njollat e gjakut. Kjo e veshtiresonte punen, sepse gjaku eshte nje mjedis shume i pershtatshem per zhvillimin e mikroorganizmave qe e prishin tekstilin, ndersa duhej ruajtur gjurma.
Punova shume atehere per te realizuar edhe konservimin e tekstilit dhe edhe te gjakut dhe ja dola. Sot ajo ruhet pa probleme ne Muzeun Historik Kombetar.