Veten e vrasim përditë

Bardhyl Londo

Veten e vrasim përditë.
Në tavolina
tē pista kafenesh.
Në rrjeshta
të ndytë gazetash.
Në qarqe
prapësish, intrigash.
Vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s’arrimë ta kuptojmë vetvrasjen tonë.Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin.
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vet vritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *