Miltiadhis Mallakasis
Gjithë lulet tashti në pranverë
erëmuar, vesuar nga stina,
e vetme ti vrapo në lëndina,
ashtu si me mua dikur.
Bë siç bëje atëherë,
mblidhi gjithë lulet ngado,
dhe mbulomë sonte me to,
sikundër mbulojnë një qivur.
Përktheu Romeo Çollaku