Nga poeti persian, Hafiz Shirazi
Oh, udh’ e dashurisë – e pafund!
Ta kthesh një shpirt, po e humbe dot nuk mund!
Kushtoju veç asaj me breng e gaz!
Rrëmbeje! Lumturi s’gjen tjetër kund!
Arsyen mos e qas! Saki hidh verë!
Mëkatin do ta lajmë, më në fund!
I gjallë vdes! Vështrimi yt më tret
Si vret vështrimi, as mllef, as shpata s’vret!
Si drapër hëne je kur muzgu vjen!
Të shohë syt’e tu gjithkund nuk mund!
Merr udhë endacaku! Kush e ndjek?
Si një thesar i nëmur zemrën shkund!
Më kot po qan Hafiz, përgjigje s’ke,
Ky shpirti yt si shkëmb që s’u lëkund!