Nuk dua të të humb!

2016-02-19 10.00.42

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Alisa Velaj

Nuk dua të të humb
Këtë prag mbrëmje
Kur hijet ngatërrohen pemëve
Si silueta trishtimesh.

Është natë e ftohtë dimri
Me një qiell gri
Me një det gri
Dhe guaska që më sjellin në vesh
Simofoni largimesh.

Nuk dua të të humb
Këtë dhjetor të mardhur
Kur çarçafët zbardhin shtratit
Si anijet në lundrim.

Nuk dua të të humb!
Kam humbur kaq shumë
Sa ngado më ndjekin
Simfoni dallgësh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *