Kur ti hesht

FB_IMG_1455101767471

 

 

 

 

 

Klodian Kojashi

kur ti flet
kur ti flet përdor zanore dhe bashkëtingëllore  e kur hesht
përdor heshtore

heshtore të madhe shtypit
heshtore të vogël shtypit
se ka heshtje të përgjithshme e të përveçme, heshtje që fillon me të madhe heshtje qytetesh, lulesh, kafshësh
ka heshtje sasie vendi mënyre kohe
ti hesht në vetën e parë në vetën e dytë të tretë e nja katër veta tjera
ti hesht njëjës shumë
s “përmbi za që lëshon bilbili heshtja jote m’shungullon” duhet të ketë nji fakultet që studion Heshtjen Shqipe  gramatikën e heshtjes sintaksën e saj morfologjinë
se mungesa e kësaj shkolle krijon padituni, moj zemër e pastaj thonë se u ba kohë e gjatë që nuk flasim bashkë bah, marrina!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *