Këtej ka kaluar vdekja

Agustin Miljares (Sal)
E thotë gështenja e çelur,
Ndonse me të pëshpëritur.
E thotë uji i burimit,
Ndonëse me zë të mekur.

E thotë dita tek lindet
Dhe flet drejt e me zemrat.
E thotë vetë njerzit
Që gjallë kanë mbetur.

E thotë muri që dremit
Me luadhin që ka vdekur.
E thotë degëza gjelbëroshe
E pemës që u kërrus përjetë.
E thotë korja e tokës
Me një drithërimë të lehtë.

Nën rrezellimin e diellit
E thonë qelqet e nxehta,
E thotë deti që kafshon
Ballkonon e zi e të errët.
E thotë acari i gishtit
Që këmbëzën pat tërhequr:

Sado që të duket se jo,
Këtej ka kaluar vdekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *