Migjeni
0 dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira…
A deshte, vall, për t’u ngushlluem
tu’ e stolisë botën me xhevahira?
0 dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë…
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?
0 kangë e dejë e dhimbës krenare…
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin –
se koha do t’ju bijë ngushllimin.