Itaka

images

Kostandin Kavafis

Kur të dalesh në udhën e nisjes për Itakë,
uroji vetes udhë të gjatë
plot peripeci, plot dije.
Lestrigonëve e Ciklopëve
të zemëruarit Poisedon mos ju frik,
gjëra të tilla në udhën tënde kurrë s’do të gjesh,
nëse mendimi i lartësuar, nëse ndjesi
e fisnikeruar mendjen e trupin tend do ta preke.
Lestrigonasit dhe Ciklopet,
Poisedonin e eger s’ke per ti takuar
nese s’i mbart ne shpirt,
nese shpirti yt para teje s’i sajon.

Uroj vehtes udhe te gjate.
Shume mengjezet verore te jene,
ne te cilat me c’kenaqesi, me c’gezim
ne porte, qe per here te pare i sheh, do hysh;
te qendrosh ne tregje Fenikase
dhe mallra te bukura te marresh,
perla e korale qelibar dhe ebanit
dhe vazo aromash epshndjellese te cdo lloji,
sa mundesh me teper aroma vazosh epshndjellese;
ne qytetet egjiptiane, ne shume prej tyre te shkosh,
te mesosh e te mesohesh prej te mesuarve.
Ngahere ne mendje Itaken ta kesh.
Mbrritja atje eshte fatim yt i percaktuar.
Per asfare udhetimin mos e ngut.
Më mirë shumë vite të zgjasë;
dhe i plakur tashmë në brigjet e ishullit të dalësh,
i pasur mesa fitove ndër udhë
pa kërkuar pasuri të jap ty Itaka.
Itaka të dha udhëtimin e bukur.
Pa Itakën n’udhë nuk kishe për të dalë.
Por nuk ka më se ç’të të japë.

Dhe po e gjete të varfëruar, Itaka ty nuk te mashtroi.
Siç u mençurove, me kaq shumë përvojë,
do ta kesh kuptuar tashmë domethënien e Itakave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *