Janis Ricos
Çatitë shkëlqejnë të qullura në dritën e hënës. Gratë
mbështillen në shallin e tyre. Shpejtojnë të fshihen brenda shtëpisë,
nëse rrinë edhe pak, hëna do t’ i shohë duke qarë.
Ky burrë dyshon se brenda çdo pasqyre
ka një tjetër grua të tejdukshme, mbyllur në lakuriqësinë e vet –
sado të bësh që ta zgjosh, ajo prapë nuk zgjohet.
Gjumi e zuri tek po i merrte erë një ylli.
Edhe ai i merr të njëjtit yll ndërsa zgjuar po rri