Gonzalo Rojas
Mbrëmë natën të preka dhe të ndjeva
pa ju dashur dorës të largohej matanë dorës,
as trupit, pa ju dashur të largohej,
as veshit:
në mënyrë thjesht njerëzore
të ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shëtitëse,
në shtëpinë time, në majë të gishtërinjve,
errësirë që ngjitet, errësirë që zbret
bridhje, shkëndijëlënëse.
Vrapoje në shtëpinë time prej druri
duke hapur dritaret
frymëmarrjen ta ndjeva tërë natën,
bija e thellësive, e heshtur,
kryeneçe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa çdo gjë që ekziston,
për mua, pa flakën tënde, nuk do të ekzistonte.