Gjatë takimit të sotëm të Ministres sw Kultures Mirela Kumbaro me artistët dhe punonjësit e TKOBAP, ministrja e Kulturës prezantoi projektin e godinës provizore, në të cilën do të akomodohen artistët dhe punonjësit e TKOBAP gjatë periudhës së rikonstruksionit të TKOB.
Ministrja e Kultures Znj. Mirela Kumbaro uroi gjithashtu në 60-vjetorin e lindjes, një nga instrumentistet më vjetra në TKOBAP, pianisten e TKOBAP Lindita Kotori.
Drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP Znj. Zana Çela prezantoi për artistët dhe median tematikën e programit të sezonit të ri artistik, i cili veç shfaqeve tradicionale në skenat e Tiranës, këtë sezon do te proçedojë edhe me një strukturë të re:
Opera on-tour ( shtaqje të TKOBAP në qytete të ndryshme të vendit si Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier, Durrës, etj)
Opera – Histori ( cikël koncertesh të cilat do të celebrojnë kulminacione ngjarjesh dhe artistësh të këtij teatri.)
Opera open-air (shfaqje të TKOBAP në sheshe të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit)
Gjithashtu Drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP informoi se data 22 shkurt është dita kur TKOBAP do të prezantojë titujt e shfaqeve të këtij sezoni, meqënëse procesi i ZHVENDOSJES së institucionit është objektivi primar për momentin, proces i cili është edhe eksperienca e parë e tillë në gjithë historinë 61-vjeçare të këtij teatri.
Arkitekti Z. Olsi Efthimi riprezantoi projektin e rikonstruksionit të TKOBAP përpara gjithë ekipit të TKOBAP.