Vikena, Dren Abazi e “Ali Pasha” në “Balkan Trafik” në Bruksel

Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë edhe këtë vit në edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik”, Bruksel, që do të zhvillohet në datat 14 – 17 prill 2016.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me Ambasadën e saj në Bruksel, Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 10 të Festivalit Ndërkombëtar Kulturtor “Ballkan Trafik” që do të zhvillohet në Bruksel më 14 – 17 Pril 2016 me grupin e mirënjohur muzikor të përbërë nga solistja e mirënjohur e skenës sonë Vikena Kamenica me “Kali Band“ dhe grupin e njohur popullor “Ali Pasha”.
Pjesëmarrja me një grup të tillë elitar premton për sukses në këtë ngjarje madhore kulturore të vendeve të Rajonit tonë dhe më gjerë në kryeqytetin evropian.
Vlen të theksohet me këtë rast, se edhe bashkëatdhetarët tanë në Belgjikë, Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë do të prezantohen gjerësisht në këtë Festival me disa grupe muzikore popullore dhe moderne. Kosova do të përfaqësohet me Dren Abazi & Zig Zag Orchestra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *