Vepra më e bukur e Galerisë Kombëtare të Arteve

Kjo është një nga veprat më të bukura që ka tashmë Galeria Kombëtare. Është tabloja e “1000 penelatave” e krijuar nga ngjyrat, duart, frymëzimi dhe gëzimi i fëmijëve. Projekti u ideua në kuadër të programit të Ateliesë së Edukimit Artistik dhe sot në GKA ishte një nga ditët më të veçanta.
Mini-projekti “1000 penelata në telajo” i nisur më 13 Prill do të përfundojë më 13 Maj 2016.
Gjatë kësaj periudhe çdo fëmijë, apo nxënës është i mirëpritur të shkojë në Galerinë e Arteve i shoqëruar nga një person i rritur ku gjithashtu do të gjejë materialet e nevojshme për të vizatuar, ose pikturuar mbi një telajo me përmasa 2 x 3 m.
Pas një muaji proçesi krijimtarie, telajo do të cilësohet një pikturë e përfunduar ku dhe do të ekspozohet në hollin e GKA. Çdo fëmijë që ka hedhur një ngjyrë, apo ka krijuar një imazh në këtë tablo do të jetë bashkëautor i saj, ndërsa Galeria do të ruaj një kujtim të mrekullueshëm dhe një krijim të denjë për t’u ekspozuar për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *