Kryeministri Edi Rama ka botuar në rubrikën Amarcord kopertinën e përmbledhjes në vargje Ëndrra dhe Lotë, botuar në Bukuresht vitin e shpalljes së Pavarësisë, më 1912, në përvjetorin e vdekjes së Asdrenit.
AMARCORD
Përvjetori i ndarjes nga jeta i një shkrimtari të madh, siç ishte Asdreni, për të gjithë shqiptarët, meriton të kujtohet më së pari nëpërmjet ndjesive të pashlyeshme të veprave të tij dhe botimeve historike përkatëse.
Kopertina e përmbledhjes në vargje Ëndrra dhe Lotë, botuar në Bukuresht vitin e shpalljes së Pavarësisë, më 1912, nuk përmban vetëm simbolet tona të ardhshme kombëtare, kurorë e të cilëve do të jetë Himni i Flamurit shkruar nga vetë Asdreni, por edhe citimin e Barletit mbi emblemën që mbante Skënderbeu; shqiponjën dykrerëshe të zezë në fushë të kuqe. Ky citim është një homazh ndaj Faik Konicës, i cili shpluhurosi Barletin ndër shqiptarë, megjithëse mosmarrëveshjet mes dy publicistëve në faqet e “Albania”-s kanë qenë me nam 🙂