Urimi i veçantë për Gjergj Fishtën, dalin veprat origjinale kur kërkonte Shqipëri Etnike

Pezull n’ mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t’ Golgotit,
N’për ag t’përgjakshëm t’ diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me ‘i ‘za t’ pushtueshëm!
Veprat origjinale të At Gjergj Fishtës që shënoi të dielën 145-vjetorin e lindjes, tani mund të lexohen falas online. Janë dy prej veprave të tij më të dashura për lexuesin, siaps botimit të tyre të hershëm.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special me rastin e 145-vjetorit të lindjes së një nga figurave më të shquara kombëtare, Gjergj Fishta, publikon në trajtë digjitale dy vepra të tij “Mrizi i Zanavet” dhe “Vallja e Parrizit”. Dy vëllimet gjenden tashmë online në faqen zyrtare të BKSH-së (www.bksh.al) dhe shumë lehtë mund të shfletohen dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.
Sipas Sabri Hamitit, dy librat e lirikave Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizitshqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta e dhembja për të kurorëzuar tematikën e vet në formulën e përsëritur “Atme e Fé”. Një kërkim të vazhdueshëm e bëri në fushë të dramatikës, që nga melodrama e deri te tragjedia, ku mbeten vepra që kujtohen Juda Makabé e Jerina ase Mbretnesha e Luleve.

“MRIZI I ZANAVE”
Përmbledhja lirike “Mrizi i Zanave” përfshin vjershat atdhetare, në të cilat Fishta i këndon atdheut në disa variante: Si dashuri deri në adhurim, si ankth e si klithmë, si ekzistencë e përhershme morale.
Duke e parë si dashuri deri në adhurim, dashuria për atdheun hap vëllimin duke renditur një seri poezish në të cilat atdheu është një hapësirë e caktuar fizike, një realitet i mrekullueshëm që vjen në kujtesën e bijve të tij si një pasuri e gjerë morale. Emocioni i fortë që përcjellin këto poezi shoqërohet me tone autoritare. Dashuria për atdheun në këtë grup poezish shfaqet në formë romantike. Te poezia “Shqypnia e lirë” poeti kalon në nota realiste duke e parë Shqipërinë si vend konkret, si shtet. Tani Shqipëria e lirë doemos duhet të jetë Shqipëri etnike. E lidhur ngushtë me fatet konkrete të vendit vjen edhe poezia “Himni i flamurit kombëtar” me nota plot patos dhe patriotizëm të cilat i gjejmë dhe tek poezia “Për paqe të Europës”, ku gërshetohet ashpërsia e një njeriu të zemëruar nga sjellja e egër e Fuqive të Mëdha me ëmbëlsinë e një poeti, të cilit i dhimbset vendi i tij, që është bërë pre e lakmive të të huajve. Pavarësia e Shqipërisë nuk solli Shqipërinë etnike që Fishta kishte shpresuar, por një gjysmë Shqipëri politike. Kjo sjell nota dëshpërimi në poezitë e Fishtës “28 Nanduer 1913”, “Nji gjamë desprimit”, “Surgite mortui” etj., në të cilat ndihen nota të forta dramatike dhe shpërthime të forta. Në to flet poeti i revoltuar nga padrejtësitë që i bëhen vendit të tij. Toni kryengritës zotëron të gjitha poezitë e dëshpërimit.

 

FB_IMG_1477317099149

FB_IMG_1477317102469

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *