Luan Rama
T’i mbijetosh hijes së Atit !
José Dali është biri i Salvador Dalisë dhe unë u habita kur miku im piktor, Frederik Ivanaj, në ekspozitën e hapur para dy ditësh në Paris, «Çmimi Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor Salvador Dali» më tha: «Ai atje është biri i Dali-së!». Ç’rastësi. Po eja ta takojmë! – i thashë Dhe ne shkuam e miku im më prezantoi me këtë personazh të habitshëm, emri i të cilit nuk përmendej çuditërisht në shumë nga shkrimet që kisha lexuar për Dali-në. Kjo, sepse ai kishte qenë rrebeli i vogël, i cili shumë vite më vonë, në biografinë e tij të do shkruante: «Dëshira që të fitoja mbi të, pra që të kisha dashurinë e tij më rierdhi më pas, çka mund të shkonte më tej drejt koncepteve të mija të çmendura për të kopjuar stilin dhe teknikën e tij të rafinuar. Nëse nuk mund ta arrija, të paktën teknikisht të vendosja gjithnjë e më shumë unin tim përmes një tranzicioni metafizik…» Por a mund ta arrinte ai dot këtë? Kusha vallë e ka arritur?…
Historia e tij nuk është unikale, pasi fëmijë te tjerë artistësh të mëdhenj që kanë dashur t’i përngjajnë Atit të tyre famëmadh, kanë provuar një frustim të tmerrshëm (një objekt i vërtetë studimi frojdian) çka i ka çuar në ndrydhje, rrebelim, heshtje dhe izolim nga bota, duke i penguar të bëhen edhe ata artistë të vërtetë, pasi ata gjithnjë donin t’i largoheshin thënies së përhershme: «Djali i … », çka payshim ishte diçka vrasëse…
Sidoqoftë, José Dali ishte një artist që kishte provuar shumçka në jetën e tij, të bëhej piktor, aktor filmash, regjisor, filozof, gjithçka, duke u shkëputur nga familja e tij që në adoleshencë. Por habija më e madhe gjatë bisedës me të, për mua ishte dashuria dhe simpatia e tij e madhe për Shqipërinë: na fliste për kulturën shqiptare, njerëzit, Shqipërinë e parë në televizorin italian, dashurinë e Albanos për të, na fliste për artistët shqiptarë dhe në veçanti për mikeshën e tij, pianisten Aksinja Xhoja, apo violinistë shqiptarë të mrekullueshëm, siç i cilësonte ai… Megjithatë ky njeri kishte përshkuar një udhë të vështirë në jetën e tij, pasi gjithnjë ai ishte nën hijen e Atit të tij: e ëma, Gala (Elena Diakonova), ish-gruaja e poetit Eluard dhe që iku më Dalinë, ajo jetonte vetëm për Dalinë dhe pozonte për të ; ajo ishte muza e tij, ndërsa Dali jetonte për artin e tij ku ai ndjehej Zot i Madh, i Gjithëpushtetshmi, Hyjnori!
«Që tre vjeç doja të bësha aktor, – shkruante José në biografinë e tij, – shtatë vjeç të isha një Demon, nëntë vjeç, të isha një Zot!… Por që atëherë, ambicjet e mia ndryshuan aq shumë sa ato më shtynë drejt asaj që të isha vetvetja!» Kështu, genet bënin punën e tyre por pamundur të krijonin artistin e madh, dhe kjo pasi Hija e Atit ishte shumë e rëndë dhe e papërballueshme!
Dhe që të shkëputej nga ati, ai fillloi t’i nënshkruante veprat e tij me një emër të sajuar, « Van Roy », meqë ai e pëlqente shumë Wermer, apo dhe piktorët të tjerë të mëdhenj si Courbet, Tourneur, Van Gogh, etj. Më vonë, nuk i firmoste veprat e tij dhe një periudhë të gjatë iu kushtua kinematografisë, duke realizuar role episodik por pa mundur të jetë një aktor i dorës së parë. Dhe, ja, këtu në Paris, në «Espace Christine Peugeot», ai është një «i ftuar nderi», ku miku ynë Frederik Ivanaj ka prezantuar veç dy tablo, me një tendencë surrealiste, ku tema e tij e preferuar e migracioneve rivjen sërish…kalimi i kufijve jo thjesht shqiptarë, por kapërcimi i kufijve midis kombeve!
Portreti i Dalisë vështruar nga një shqiptar
Eshtë befasues ky portret i Dalisë nga Frederik Ivanaj. Historinë rreth saj Fredi ma kishte treguar kur isha në Firenze dhe pikërisht atje ku ai kishte krijuar portretin e Dalisë, në sheshin e “Chiesa della Santa Croce” kishë për të cilën ka realizuar një seri peizazhesh. Kishte qenë viti 1992 kur një galerist fjorentinas, kur e kishte parë duke krijuar një seri portretesh, ai u habit me talentin e piktorit të ri dhe i kërkoi një portret të Salvador Dalisë. Një propozim interesant që Fredin e kishte tërhequr dhe menjëherë, pasi veprën e Dalisë ai e njihte që në kohën kur ishte student dhe shfletonte fshehurazi veprat e impresionistëve dhe të moderneve dhe ku nga piktorët më në zemër kishte pasur Chagall dhe Dali, të cilin e kishte parë në origjinal vetëm në vitin 1990 gjatë një ardhje të shkurtër në Paris në ekspozicionet e përhershme të “Centre George Pompidou”. Dhe me energjinë që e karakterizonte ai i ishte vënë punes: një portret të Dalisë! Kur portreti mbaroi, galeristi donte ta paguante shumë pak punën e tij, por kjo i ishte dukur qesharake dhe një fyerje për punën e tij. Sigurisht, shqiptarët vinin nga një vend tejet i varfër, por ata s’mund të përfitonin në kurriz të varfërisë së tyre. Kështu, Fredi nuk e dha punën e tij, vepër që dy vjet më vonë atë do ta blinte një koleksionist japonez me çmimin që meritonte vetë arti. Që nga ajo kohë, Fredit i ka mbetur në duar veç fotografia e atij portreti. Duke parë këtë punim e kupton menjëherë se piktori ka kapur karakterin e artistit, personazhin e papërsërishtshëm në historinë e artit modern, egocentristin e madh, artistin gjigand, Dalinë me atë pamje demi që ishte gati të hynte në një ndeshje e dyluftim për jetë a vdekje! Ky ishte dyluftimi i përjetshëm i një artisti si Dali, me vetveten, qenien, ekzistencën dhe me botën e artit!
L. Rama
���������������������������������������������������������������������������
José Dali është biri i Salvador Dalisë dhe unë u habita kur miku im piktor, Frederik Ivanaj, në ekspozitën e hapur para dy ditësh në Paris, «Çmimi Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor Salvador Dali» më tha: «Ai atje është biri i Dali-së!». Ç’rastësi. Po eja ta takojmë! – wordpress i thashë Dhe ne shkuam e miku im më prezantoi me këtë personazh të habitshëm, emri i të cilit nuk përmendej çuditërisht në shumë nga shkrimet që kisha lexuar për Dali-në. Kjo, sepse ai kishte qenë rrebeli i vogël, i cili shumë vite më vonë, në biografinë e tij të do shkruante: «Dëshira që të fitoja mbi të, pra që të kisha dashurinë e tij më rierdhi më pas, çka mund të shkonte më tej drejt koncepteve të mija të çmendura për të kopjuar stilin dhe teknikën e tij të rafinuar. Nëse nuk mund ta arrija, të paktën teknikisht të vendosja gjithnjë e më shumë unin tim përmes një tranzicioni metafizik…» Por a mund ta arrinte ai dot këtë? Kusha vallë e ka arritur?…
Historia e tij nuk është unikale, pasi fëmijë te tjerë artistësh të mëdhenj që kanë dashur t’i përngjajnë Atit të tyre famëmadh, kanë provuar një frustim të tmerrshëm (një objekt i vërtetë studimi frojdian) çka i ka çuar në ndrydhje, rrebelim, heshtje dhe izolim nga bota, duke i penguar të bëhen edhe ata artistë të vërtetë, pasi ata gjithnjë donin t’i largoheshin thënies së përhershme: «Djali i … », çka payshim ishte diçka vrasëse…
Sidoqoftë, José Dali ishte një artist që kishte provuar shumçka në jetën e tij, të bëhej piktor, aktor filmash, regjisor, filozof, gjithçka, duke u shkëputur nga familja e tij që në adoleshencë. Por habija më e madhe gjatë bisedës me të, për mua ishte dashuria dhe simpatia e tij e madhe për Shqipërinë: na fliste për kulturën shqiptare, njerëzit, Shqipërinë e parë në televizorin italian, dashurinë e Albanos për të, na fliste për artistët shqiptarë dhe në veçanti për mikeshën e tij, pianisten Aksinja Xhoja, apo violinistë shqiptarë të mrekullueshëm, siç i cilësonte ai… Megjithatë ky njeri kishte përshkuar një udhë të vështirë në jetën e tij, pasi gjithnjë ai ishte nën hijen e Atit të tij: e ëma, Gala (Elena Diakonova), ish-gruaja e poetit Eluard dhe që iku më Dalinë, ajo jetonte vetëm për Dalinë dhe pozonte për të ; ajo ishte muza e tij, ndërsa Dali jetonte për artin e tij ku ai ndjehej Zot i Madh, i Gjithëpushtetshmi, Hyjnori!
«Që tre vjeç doja të bësha aktor, – shkruante José në biografinë e tij, – shtatë vjeç të isha një Demon, nëntë vjeç, të isha një Zot!… Por që atëherë, ambicjet e mia ndryshuan aq shumë sa ato më shtynë drejt asaj që të isha vetvetja!» Kështu, genet bënin punën e tyre, por pamundur të krijonin artistin e madh, dhe kjo pasi Hija e Atit ishte shumë e rëndë dhe e papërballueshme!