Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Falë suksesit që këngëtarja ka arritur në Shtetet e Bashkuara kjo ishte e pritshme, por ajo që i ka çuditur të gjithë është fakti se sipas “The Sun”, reperi i mirënjohur Eminem është aktualisht duke iu lutur shqiptares që të jetë pjesë e projekteve të tij.
“Bebe Rexha është një kantautore sensacionale, seksi, e dashur nga New Yorku”, kështu nis artikullin Dan Wooton, gazetari i njohur, i cili ka fituar dy herë titullin për “Gazetarin më të mirë të vitit i showbizit”. “The Sun” ka përmendur se Bebe ishte krijuesja e hitit “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas.
Megjithatë, sipas tabloidit tani është koha që vetë Rexha të “pushtojë” tregun botëror me hitin e saj të fundit “No Broken Hearts”, të cilin e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj. “Tani në moshën 26-vjeçare, është koha e Bebes që të shkëlqejë, me single-in e saj të parë “No Broken Hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj, i destinuar për të qenë një nga hitet e verës”, shkruan “The Sun”.
“The Sun” shkruan për problemet e Rexhës me ish-të dashurin dhe për bashkëpunimin me Nicki Minajn. Në fund të artikullit, “The Sun” thotë se Eminemi tani padyshim e lut këngëtaren që të jetë pjesë e ndonjë projekti të tij.(bluetooth)