The Guardian ka vlerësuar Ermonela Jahon për rolin e saj tek “Suor Angelica”. Në një artikull pas interpretimit në “Royal Opera”, prestigjiozja britanike shkruan se Ermonela Jaho nuk duhet humbur. Vënia në skenë e triologjisë së Puçinit nga Richard Jones në ‘Royal Opera’ u dha e plotë në vitin 2011 dhe u admirua shumë asokohe.
Jones i sjell tri operat në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fokusohet në temat e klasës, moralit dhe vdekshmërisë që i lidh ato. Tragjedia proletare e “Il Tabarro” çon në lehtësim: etikën hipokrite aristokrate që burgos Suor Angelica në manastir dhe borgjezinë e Gianni Schiçhi.
“Është Ermonela Jaho në rolin kryesor që e bën atë kaq të veçantë. Duke kombinuar tingullin e gjestet fizike, portreti i wordpress një shpirti në krizë, ajo jep kaq thjeshtë një nga performancat më të mira të viteve të fundit”.