Teoritë, pse thyhen qypa të shtunën e Pashkës në Korfuz

Andi Rembeci
Tradita e thyerjes së qypave në sheshin “Spianada” të Korfuzit, të Shtunën e Madhe përpara Pashkës, është një ndërthurje e zakoneve venedikase me traditat ortodokse. Me sinjalizimin e Ngjalljes së parë në orën 12.00, banorët e Korfuzit hedhin nga ballkonet e tyre të zbukuruar qypa të mëdhenj, zakonisht të mbushur me ujë. Në to janë lidhur kordele me ngjyrë të kuqe, që është ngjyra e ishullit të Korfuzit.
Tradita e thyerjes së qypave të Pashkës në Korfuz ka një histori të gjatë, që humbet thellë në periudhën e Venecianëve. Mbi zanafillën e saj ekzistojnë disa teori.
Një prej tyre mbështet pikëpamjen se kjo traditë është e katolikëve venecianë, të cilët në fillimin e vitit të ri flaknin gjërat e tyre të vjetra, në mënyrë që viti i ri t’u sillte të reja dhe më të mira. Ortodoksët e “transferuan” këtë zakon në kohë dhe e sollën në festën e tyre më të madhe, atë të Pashkës.
Një teori e dytë, me rrënjë mesjetare edhe kjo, thotë se bëhet fjalë për dëbimin e frymëve të molepsurave e të liga, që kanë munduar wordpress njerëzit vitin e mëparshëm.
Teoria e tretë shkon shkon në kohë në periudhën pagane të grekëve të lashtë, të cilët në prill festonin fillimin e periudhës bujqësore dhe bimore. Gjatë kësaj të kremte ata flaknin qypat e vjetër për të mbushur të rinjtë me frytet e reja. Sipas traditës së sotme fetare, thyerja e qypave simbolizon revoltimin e zhurmshëm dhe zemërtën ndaj tradhëtisë së Judës. Procesioni shoqërohet me shtënien e topave nga kalaja e vjetër e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *